India ka raportuar 366,161 raste të reja duke çuar numrin e përgjithshëm në 22.6 milion dhe 3,754 viktima në 24 orë duke çuar numrin e përgjithshëm në 246.116.
India ka vendosur një bllokim në të gjithë vendin pas rritjes së rasteve dhe viktimave në shifra alarmante duke rritur presionin mbi qeverinë.
Spitalet janë në kaos. Disa prej tyre po përballen me mungesë oksigjeni dhe shtretërve ndërsa në morgje nuk ka vend më për të vdekurit.
Sipas ekspertëve shifrat aktuale mund të jenë shumë më të larta se sa shifrat e raportuara.