5 mijë e 852 është numri i rasteve aktive me Covid-19 aktualisht në vendin tonë.
Që nga marsi kur u paraqiten rastet e para, numri total i rasteve pozitive është 58 mijë e 399 raste nga 221 mijë e 663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Aktualisht numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në mijë e 466.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 128 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51 mijë e 81 raste.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.903 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 311 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç)”, ka njoftuar sot IKSHPK.