Michiel Pestman i cili përfaqëson Fadil Fazliun ka bërë kërkesë për lirimin me kusht të klientit të tij duke kërkuar që shuma e dorëzanisë të caktohet në vlerë të 2 mijë e 500 e 50 euro.
“Do të doja të kërkojë lirimin e tij me garanci financiare në Kosovë të klientit tij dhe do të doja që ju të përcaktoni shumën e kësaj garancie e nderuara gjykatëse në shumën prej 2 mijë e 500 e 50 euro që përputhet me 3 muaj rrogë që ai merr”, tha avokati.
Fillimisht avokati bëri një prezantim të klientit të tij dhe arsyeve personale se pse i nuk duhet të mbahet në paraburgim, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Dua të kërkojë lirimin e përkohshëm të klientit tim me garanci financiare. Jam takuar me klientin tim vetëm dje dhe nuk kam biseduar me të për një kohë të gjatë dhe do të doja që ta prezantoja atë juve që ta njohim ma mirë dhe do të doja të ju hem juve dhe prokurorin lidhur me rrethanat e tij personale që do të jenë relevante lidhur me vendimin që do të merrni shpreso j sot lidhur me paraburgimin”, tha ai.
Ai tha se klienti i tij ka frikë që ta humbas vendin e tij të punës në qoftë se mbahet gjatë në paraburgim.
“Klienti im është arrestuar gjersa po bëhej gati të shkojë për punë. Punon si koordinator për zyrën qendrore të zyrës së furnizimit me energji elektrike në Prishtinë. Kjo është një institucion qeverisës i shtetit, është kompani e furnizimit me energji. Po iu them këtë sepse është e rëndësishme sepse pret dhe ka frikë që do ta humbas vendin e punës në qoftë se mbahet në paraburgim për një kohë të gjatë”, tha ai.
Pestman tregoi të hyrat familjare të klientit të tij në mënyrë që gjyqtarja të ketë parasysh përcaktimin e garancisë financiare që mund t’a lirojë nga burgu Fazliun.
Aktualisht rroga e tij është 850 euro në muaj që ngelin 650 pas pagimit të taksave dhe ka kursime me pak se 1 mijë euro para të kursyera. Po iu them këtë për të pasur parasysh përcaktimin e shumës së garancisë financiare për ta liruar atë. Jeton në Prishtinë me gruan, djalin dhe vajzën, djali i punon, ka të ardhura 500 euro në muaj dhe vajza është studente. Të dy janë 20 vjeç. Ka probleme të renda shëndetësore dhe nuk do të hyjë në hollësi…
Humbja e punës dhe rrogës sipas avokatit do të ketë pasoja të renda për Fazliun dhe familjen e tij.
“Besoj që ka pak gjasa që klienti im të arratiset sepse është shumë e rëndësishme për atë që të kujdeset për familjen e tij. Që ta bëjmë të qartë nuk ka pasaportë të Shqipërisë dhe nuk ka gjasa që të ikën në Shqipëri që do ta bënte ata në një situatë që do të ishte larg mundësisë për t’u marrë nga kjo gjykatë”, tha avokati.
Avokati tha se me aq sa ka pasur mundësi i ka parë dokumentet por deri më tani nuk ka parë ndonjë provë që mbështesin pretendimet dhe akuzat në aktakuzë.
“Nuk kam par asnjë provë që mbështesin pretendimet dhe akuzat në aktakuzë. Mendoj që duhet të ketë të tilla por unë nuk i kam parë. As klienti im nuk i ka arë. Po këmbënguli në këtë pikë sepse do të ishte e pamundur për klientin tim se nuk e di cilët janë provat, cilët janë dëshmitarët që d të dëshmojnë në këtë çështje. Do të ishte shumë e vështirë për klientin tim që të pengojë drejtësinë në këtë çështje. Me sa kuptoj, shtëpia e tij është bastisur, telefoni i tij është sekuestruar dhe nuk e di, nuk imagjinoj se çfarë mund të bëjë klienti im për të penguar drejtësinë në këtë moment të veçantë”, tha avokati.
Po ashtu, avokati përmendi faktin se si ka mundësi që njëri prej të akuzuarve të i kërkohet vetëm paraqitje dhe të mos arrestohet ndërsa për klientin e tij të ketë arrestim.
“Gjithashtu u habita sot në mëngjes kur me thanë që jo të gjithë të akuzuarit në këtë çështje dhe po flas për një çështje të madhe që do të na merr kohë sot edhe nesër, u habita kur me thanë që jo të gjithë të akuzuarit janë arrestuar. Disa prej tyre, të paktën njëri prej tyre i është dhënë fletëthirrja për paraqitje në gjykatë dhe nuk e di pse në këtë rast është konstatuar si e mjaftueshëm dorëzimi i një fletëthirrje. Ndërsa, në rastin e klientit tim të arrestohet. Nuk duhet të jem i pasjellshëm, nuk dua të irritoj klientin tim por ai është një peshk i vogël në këtë hetim”, tha avokati Pestman.
Ndërsa sa i takon mosbindja ndaj gjykatës ku pretendohet se Fazliu ka dhënë ndihmë ose të ketë marrë pjesë në tentimin për të ndikuar në dëshmitar, avokati tha se ai nuk ka arritur ta bëjë këtë gjë.
“Nuk ka arritur, në fakt nuk ka pas sukses që të ndikojë në dëshmitar, pra peshk i vogël dhe mendoj që kjo duhet të merret parasysh gjatë marrjes se vendimit për paraburgimin. Do të doja të kërkojë lirimin e tij me garanci financiare në Kosovë të klientit tij dhe do të doja që ju të përcaktoni shumën e kësaj garancie e nderuara gjykatëse në shumën prej 2550 euro që përputhet me 3 muaj rrogë që ai merr. Do të doja të iu ftoj gjykatëse që me qellim që të urdhëroni edhe ndonjë masë tjetër apo kushtet të domosdoshme për të siguruar praninë e klientit tim në gjykatë dhe ne gjykim”, tha avokati.
Megjithatë, avokati tha se nuk mendon që arrësi shtëpiak është një opsion pasi sipas tij klientit i duhet që të shkojë në punë.
“Nuk mendoj që arresti shtëpiak është opsion i realizueshëm sepse ai ka nevojë që të shkojë në punë çdo ditë, por përveç këtij kushti të veçantë do të ftoja të gjitha palët e përfshira këtu që të jeni sa më kreativ që të jetë e mundur”, tha avokati.
Megjithatë prokurori tha se të gjitha kushtet për caktimin e paraburgimit ndaj Fazliut tashmë janë përmbushur.
Ai tha se konstatimet e gjyqtares në urdhrin për arrestim janë të sakta lidhur me përmbushjen e kushteve.
Ndërsa, sa i takon fjalës së avokatit për ‘peshk i vogël’ prokuroi ju referuar një konstatim të gjyqtares e cila kishte thënë se nuk ka peshk të vogël kur ka përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët sidomos ndaj atyre që Thaçi tashmë i ka quajtur si vendimtar në çështjen e tij për krime lufte.
“Fazliu është akuzuar se ka përfshi edhe djalin e tij në këto veprime dhe kjo ka të bëjë me aftësinë-ndikimin në gjykimin…”, tha prokurori.
Fjalën e mori serish avokati i cili pyeti se pse u vendos që një i akuzuar të vijë vullnetarisht në gjykatë dhe për tjetrin të ketë fletëarrest.
Ndërsa, diçka tjetër që deshi të trajtoj avokati ishte lidhur me bisedën e përgjuar në objektin e paraburgimit me 2 korrik 2023.
“Nëse vendosni të rrezoni kërkesën time për lirimin të menjëhershëm apo me kush të klientit tim, atëherë ju lutem urdhëroni nxjerrjen e plotë të të gjitha materialeve jo të vetëm të këtij incizimi por të çdo materiali që për ne është i nevojshëm, të kundërshtojmë çështjen e prokurorisë dhe të bëjmë mocionin e duhur për lirimin e klientit tim me kush. Nëse është e mundur, kjo të bëhet përpara datës 17 dhjetor. Unë sërish këmbëngul që klienti im të lirohet bazuar në mungesën e provave”, tha avokati.
Lidhur me nxjerrjen e materialeve, prokurori tha se nuk ka asgjë për të thënë. Ndërsa, gjyqtarja tha se pas pushimit do ta jep urdhrin sa i takon çështjes së paraburgimit të Fadil Fazliut.