Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në komunat veriore, ku nga ora 07:00 u votua për apo kundër shkarkimit të kryetarëve.
Shumë pak qytetarë kanë votuar në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në katër komunat veriore.
Ashtu si ishte paraparë, në ora 19:00, janë mbyllur qendrat e votimit në qytetet në veri të vendit: në Leposaviq, në Zveçan, ku u regjistruan vetëm 18 vota, qendra e votimit u mbyll edhe në Zubin Potok.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tha se deri në orë 15:00 votuan 203 persona në votimet për shkarkimin ose jo të kryetarëve komunalë. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, në Leposaviq kanë votuar 122 persona, në Zubin Potok 17, si dhe në Mitrovicë të Veriut 64 persona.
Për t’i shkarkuar kryetarët duhet votuar 50 për qind plus një votues, që procesi të rezultojë i suksesshëm dhe të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.