Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit veterinarë Zyra Regjionale Ferizaj me datë 16.03.2024 ka nxjerrë vendim për ndalim të aktiviteti ilegal i ushtruar si treg i kafshëve në fshatin Muhoc, Komuna e Ferizajt, për shkak se nuk është ka ushtruar veprimtari në përputhje me Udhëzimin Administrativ – MA-Nr. 05/2007 për përcaktimin e kushteve të tregjeve të kafshëve, transmeton KosovaPost.
Përmes një njoftimi për medie, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se hapësira që është mbyllur si tregu, ka qenë hapësirë private ilegale, pa leje për ushtrim të veprimtarisë. Në afërsi të tregut të kafshëve, në fshatin Muhoc, Komuna e Ferizajt, i cili aktualisht qe një kohë është jo funksional për shkak të mbylljes së tij nga Komuna e Ferizajt, për arsye të investimeve në infrastrukturë për plotësim të kushteve për të operuar si treg.
“Sot me date 23.03.24 nga ora 5:30 deri ne ora 10:00 inspektorati veterinar i AUV-së ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës nga Stacioni Policor ne Ferizaj. Kanë inspektuar- patrulluar tregun ilegal t kafshëve per të mos lejuar ndaljen dhe qëndrimin e automjeteve transportuese të kafshëve ne lokacionin ne afërsi të tregut të kafshëve. Tregtimi në hapësira dhe vende qe nuk i përmbushin rregullat përveç se është i ndaluar me ligj, ai po ashtu paraqet rrezik për shëndetin e kafshëve dhe shëndetin publik”, thuhet në njoftim.
Tutje, kjo agjenci bën të ditur se autoritetet shtetërore mbikëqyrëse ligje zbatuese nuk do të lejojnë zhvillim të veprimtarive qe bien në kundërshtim me ligjin. “Tregtimi i kafshëve lejohet vetëm ne tregje të licencuara”.
“Shfrytëzimi i hapësirave tjera qe nuk janë të autorizuara do të mbyllen dhe ndal palëve do të iniciohen fletëparaqitje për gjykatë. Tregtimi i kafshëve në Komunën e Ferizajt do të lejohet atëherë kur Komuna përfundon investimet në lokacionin e përcaktuar dhe hapësira me objektet përcjellës merr licencë nga AUV”, thuhet në fund të njoftimit.