Mbyllet një pjesë e komunës paralele e Skenderajt

Është mbyllur një pjesë e komunës paralele të Skenderajt, e cila operonte ilegalisht ne Mitrovicën e Veriut. Policia e Kosovës, në koordinim me prokurorin e rastit, kanë realizuar aksionin në zyrat ku veprohej ilegalisht si komunë paralele serbe e Skenderajt.

Këtë për RTKlive e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Sot gjatë verifikimeve policore në teren kemi ardhë deri tek informacioni se Komuna Paralele e Skenderajit është aktive në territorin e Mitrovica Veri. Kemi konsulta Prokurorin i cili e ka rastin e komunave paralele në veri dhe në koordinim me të kemi hy në këtë ndërtesë dhe pas marrjes së disa dëshmive nga aty kjo zyre është mbyll. Nuk ka të arrestuar, ndërsa intervistimi i përgjegjësit të kësaj zyre do të bëhet nesër”, ka thënë në përgjigjen e tij, Elshani.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika