Policia ka mbyllur rrugën që çon në Gërmi pasi dyshohet për mjet shpërthyes aty.
Të premten në mëngjes ekipet përkatëse kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur të ndërmarrin veprimet e duhura.
“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Policia.