Roger McNamee, një nga investitorët e parë të Facebook, kritikoi kompkritikuar vendimin e kompanisë për të ndryshuar emrin e saj në ‘Meta’ që vendosi të shndërrohej në një univers realiteti virtual (metaverse) dhe përdori shprehjet “Facebook nuk duhet lejuar të krijojë një metaverse distopian”, transmeton KosovaPost.
Roger McNamee, një nga investitorët e parë të Facebook dhe një nga ish-këshilltarët e CEO të kompanisë, Mark Zuckerberg, i përshkroi planet e gjigantit të mediave sociale për t’u bërë një metaverse (univers i realitetit virtual) si “distopike”. Duke kritikuar vendimin e kompanisë për të ndryshuar emrin e saj në ‘Meta’ dhe për ta kthyer atë në një univers të realitetit virtual, McNamee e përshkroi atë si një ‘ide të keqe’.
“Të gjithë duhet të jenë të alarmuar”
“Kjo është një ide e keqe dhe fakti që ne të gjithë ulemi dhe e shikojmë këtë sikur është normale duhet të alarmojë të gjithë,” tha McNamee.
Sipas gazetës Wall, McNamee, duke folur për BBC në Lisbonë, ku shkoi për Samitin e Uebit, tha se metaversi nuk do të ishte i sigurt në duart e Zuckerberg. McNamee, i cili ka qenë shumë kritik ndaj metodave të Facebook për përdorimin e të dhënave personale, me të cilat ai nuk ka asnjë lidhje, gjithashtu bëri thirrje që gjigandi i mediave sociale të mbikëqyret nga një agjenci rregullatore në intervistën e tij me BBC:
‘Facebook-u nuk duhet lejuar të krijojë një metaverse distopike'”Çdo rregullator apo politikëbërës nuk duhet të lejojë Facebook të operojë në metaverse ose të hyjë në kriptovaluta. Facebook duhet të ketë humbur të drejtën për të marrë vendimet e veta. Çdo gjë që ata bëjnë duhet të miratohet paraprakisht nga një rregullator. Ata kanë bërë dëm të pallogaritshëm”.