Sulmuesi i Man Utd është duke shkëlqyer këtë edicion.
Cristiano Ronaldo gjatë verës u rikthye në “Old Trafford” dhe menjëherë është shndërruar në yllin e ekipit.
Futbollisti ka fituar çmimin si futbollisti më i mirë i muajit shtator në Premier Ligë.
Ronaldo gjatë këtij muaji ka arritur të realizojë tre gola në tre ndeshje të luajtura në Angli.
Premier Liga përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se CR7 ka fituar këtë çmim për muajin që lamë pas.
36-vjeçari, këtë edicion ka luajtur shtatë ndeshje me fanellën e gjigantit anglez në të gjitha garat duke realizuar pesë gola.
Who else? ✨
Your @EASPORTSFIFA Player of the Month is: @Cristiano 🔴 ⚪️ ⚫️#PLAwards pic.twitter.com/tgkoLkiTuj
— Premier League (@premierleague) October 8, 2021