Me moton liri për çlirimtarin, sot në Ferizaj është mbajtur protestë në kërkim të lirimit sa më parë të ish-ushtuarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, i cili më 17 korrik është ndaluar nga Policia Kufitare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të një fletarresti të lëshuar nga Serbia, e të cilit i është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë.
Protestuesit kërkuan që për rast të ketë angazhim më të madh të dy qeverive
“Kërkojmë lirimin e bashkëluftëtarit Blerim Ramadani sepse ky akt është i pa pranueshëm, tendencioz për vetë Maqedonin e Veriut”, tha Faton Klinaku, u.d kryetari i OVL të UÇK -së.
Kurse familjarët e Blerimit shpresojë në pafajësinë çdo luftëtari.
“Së shpejti do të binden në pafajësinë e Blerimit dhe të gjithë pjesëtarëve të UÇK-së”, deklaroi Valbona Ramadani, bashkëshortja e Blerim Ramadanit.
Në këtë protestë është kërkuar që fletë-arrestet e lëshuara nga Serbia për ish ushtarët e UÇK-së të mos zbatohen nga asnjë shtet./rtk