Kandidati për deputetë nga Vetëvendosje, Bajram Mavriqi, ka përshëndetur vedimin e Ministrës së Ardimt për kthimin në banka shkollore të rreth 500 nxënësve në Komunën e Kamenicës, shkruan Kosova Post.
“Krenar e të lumtur me ju e nderuara Ministre e Arsimit znj. Arbërie Nagavci, që paske marrë vendim për kthimin në banka shkollore të rreth 500 nxënësve, të cilët për gati 1 vit kalendarik mësimor u privuan nga e drejta e shkollimit (ndërsa për nxënësit e Busavatës është viti i dytë)”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Më në fund në këtë shtet doli të kemi një Ministre të Arsimit të përgjegjshme e kompetente!
Krenar e të lumtur me ju e nderuara Ministre e Arsimit znj. Arbërie Nagavci, që paske marrë vendim për kthimin në banka shkollore të rreth 500 nxënësve, të cilët për gati 1 vit kalendarik mësimor u privuan nga e drejta e shkollimit (ndërsa për nxënësit e Busavatës është viti i dytë).
Shkolla është e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe akte tjera ligjore, por që kjo për dy vite radhazi nuk u mor në konsideratë nga një “Kryetar” adoleshentë i cili më së paku e kupton dhe ushtron rolin e përgjegjësinë e tij që e ka në komunë, në të kundërtën nuk do të mund të flinte i qetë e as të dilte nga dera e shtëpisë nga turpi që do ta kaplonte!