Joe Biden po akuzohet se “ka zbutur” Iranin pasi nisi sulmet hakmarrëse në Siri dhe Irak pesë ditë pas vrasjes së tre trupave amerikane në Jordani.
Megjithatë, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Mike Johnson, tha se presidenti amerikan me sulmet e fundit i ka dërguar mesazh Iranit dhe botës.
“Tani është koha që presidenti Biden të pajtohet me realitetin se politika e tij për të qetësuar Iranin ka dështuar”, shtoi ai.
Bëhet e ditur se sulmet të cilat shënjestruan më shumë se 85 objektiva në Irak dhe Siri po cilësohen si hakmarrje për vrasjen e tre ushtarëve amerikan


























