Mediat e njohur botërore kanë raportuar për zhvillimet në veriun e Kosovës pas aplikimit të masave të reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.
Sky News shkruan se protestuesit i kanë bllokuar rrugët në veri të Kosovës, pasi autoritetet i ndaluan veturat me targa serbe, duke mos ua lejuar hyrjen në Kosovë.
“Policia në Jarinjë të Kosovës po i detyron vozitësit nga Serbia që t’i largojnë ose t’i mbulojnë targat dhe të përdorin targa të përkohshme, të cilat vlejnë 60 ditë e që kushtojnë pesë euro”.
Tutje ky artikull shkruan se gati 50 mijë serbë që jetojnë në veri refuzojnë t’i pranojnë autoritetet e Kosovës.
“Gati 50.000 serbë, të cilët jetojnë në veri të Kosovës, në kufi me Serbinë, refuzojnë që t’i njohin autoritetet e Prishtinës dhe posa kufizimet u futën në fuqi të hënën, veturat dhe kamionët i bllokuan rrugët në shenjë proteste”.
Lidhur me zhvillimet në Jarinje dhe Bërnjak ka raportuar edhe Reuters.
Kjo agjenci shkruan se serbët i kanë bllokuar rrugët për shkak të ndalimit të veturave me targa serbe.
Tutje në artikull shkruan se për bisedimet Kosovë-Serbi.
Këtu shkruan se në këto bisedime është shënuar pak progres në këtë proces që nga viti 2013.
Associated Press shkruan se për shkak të bllokimit të rrugëve nga ana e protestuesve serbë, tensionet ende mbeten të larta në këto zona.