Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Turqi, ka shkuar për vizitë në akademinë Ushtarake Tokësore atje, ku atje është pritur nga komandati i saj, general Gultekin Yarali dhe stafi i tij, përcjell KosovaPost.
Mehaj ka thënë se atje më pas është takuar edhe me kadetët e Kosovës që vijojnë studimet aktualisht në këtë akademi.
“Nga afër u njoftova për historikun, misionin, strukturën, kushtet dhe ambientet e studimeve dhe stërvitjeve, si dhe planprogramin mësimor teorik dhe praktik. Më pas u takova edhe me kadetë-studentët tanë që vijojnë studimet aktualisht në këtë akademi”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Sipas tij, djemtë dhe vajzat e Kosovës, edhe në këtë qendër akademike ushtarake, janë ambasadorët tanë, të cilët me sukseset e tyre na bëjnë krenarë gjithmonë.
Postimi i plotë:
Në Akademinë Ushtarake Tokësore, përveç kuadrove të forcave turke, qe disa vite, studiojnë edhe kuadrot e oficerëve dhe nënoficerëve të forcave tona tokësore.
Për këtë qëllim sot ishim në këtë akademi, ku u prita nga komandanti i saj, gjeneral Gultekin Yarali dhe stafi i tij.
Nga afër u njoftova për historikun, misionin, strukturën, kushtet dhe ambientet e studimeve dhe stërvitjeve, si dhe planprogramin mësimor teorik dhe praktik.
Më pas u takova edhe me kadetë-studentët tanë që vijojnë studimet aktualisht në këtë akademi. Djemtë dhe vajzat tona, edhe në këtë qendër akademike ushtarake, janë ambasadorët tanë, të cilët me sukseset e tyre na bëjnë krenar gjithmonë.