Kryetari i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja, ka kërkuar falje për gabimin që e ka bërë me publikimin e analizës “Synimet destabilizuese në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.
Për këtë arsyeje, Kuvendi i Jashtëzakonshem i Akademisë, i cili është mbajtur sot, nuk e ka shkarkuar.
Akademiku Frashër Demaj, i cili ka qenë pjesë e kuvendit, ka thënë për gazetën Nacionale se kuvendi ia ka pranuar kërkim faljen e kryeakademikut.
“Kuvendi u përmbyll me faktin që Kraja kërkoi falje për gabimet që e ka bërë me rastin e publikimit të tekstit. Për dy arsyeje: e para, se ka qenë tekst jashtë logjikes shkencore, dhe e dyta, për shkak se tekstin e ka botuar në emër të Akademisë pa miratimin e Akademisë. Pra, ai ka kërkuar falje dhe Kuvendi i mbylli punimet”, ka thënë Demaj.