Pamela pritet të kthehet në veri dhe verilindje në një forcë të ngjashme me uraganin pranë majës jugore të gadishullit Baja të Kalifornisë, transmeton Kosova Post.
Stuhia tropikale Pamela është vërejtur në bregdetin meksikan të Paqësorit, shkruan AA.
Stuhia e parë në brigjet e Paqësorit pritej të kthehej në një uragan para se të godiste bregdetin pranë portit Mazatlan.
Qendra Kombëtare e Uraganëve e SHBA-së njoftoi se stuhia Pamela u shfaq rreth 810 kilometra në jug të rajonit Mazatlan dhe u zhvendos në drejtimin perëndim-veriperëndim me një shpejtësi prej 19 kilometrash në orë.
Siç raportohet, stuhia arriti një shpejtësi prej 85 kilometrash në orë në fuqinë e saj më të madhe.
Pamela pritet të kthehet në veri dhe verilindje në një forcë të ngjashme me uraganin pranë majës jugore të gadishullit Baja të Kalifornisë.
Qendra e Uraganëve paralajmëroi banorët e zonave që do të preken nga stuhia në ditët e fundit të javës për përmbytje të shpejta dhe erëra të forta.