“Ne kemi diskutuar krijimin e një mekanizmi konsultimi me aktorët politikë dhe shoqërorë që janë sa më gjithëpërfshirës”, thanë të dyja palët në një deklaratë të përbashkët, transmeton Kosova Post.
Përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës së Venezuelës përfunduan mbrëmë raundin e parë të bisedimeve të reja në Meksikë me ndërmjetësimin e Norvegjisë, shkruan AA.
“Ne kemi diskutuar krijimin e një mekanizmi konsultimi me aktorët politikë dhe shoqërorë që janë sa më gjithëpërfshirës”, thanë të dyja palët në një deklaratë të përbashkët.
Raundi tjetër i bisedimeve është caktuar për 3-6 shtator, por mbetet e paqartë ku do të zhvillohet.
Bisedimet filluan të premten dhe të dy palët nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që përfshin heqjen e sanksioneve amerikane, stabilizimin e ekonomisë, respektimin e të drejtave politike dhe Kushtetutës dhe garancitë elektorale.
Duke e quajtur memorandumin “një dokument të suksesshëm”, presidenti Nicolas Maduro shprehu përkushtimin ndaj dialogut duke thënë në Twitter se “ne do të vazhdojmë në atë rrugë me biseda dhe negociata të shëndetshme”.
Në korrik, Maduro njoftoi se ishte i gatshëm të fillonte dialog midis qeverisë dhe opozitës, ndërsa presidenti i Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez dhe guvernatori i shtetit Miranda, Hector Rodriguez, që do ta përfaqësojnë Maduron në takim.
Ndërmjetësimi do të mbahet para zgjedhjeve rajonale dhe lokale në Venezuelë më 21 nëntor.
Kjo vjen pas përpjekjeve të dështuara për negociata në vitin 2019 në Norvegji dhe Barbados, kur lideri i opozitës dhe presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido denoncoi administratën e Maduros për refuzimin e bashkëpunimit, si dhe për mungesën e saj nga negociatat për 40 ditë.
Në atë kohë, Maduro kishte fajësuar Guaidon për mbështetjen e sanksioneve ekonomike amerikane kundër Venezuelës dhe kishte refuzuar të dërgonte një delegacion për të marrë pjesë në takime.