Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas situatës së krijuar në komunën e Deçanit, shkruan Kosova Post.
Helmimet masive, shkaku i të cilave ende nuk dihet, kanë nxitur reagime jo vetëm në nivelin lokal, por edhe qendror.
I pari i PDK-së ka shkruar që:
“Helmimi i qytetarëve të kësaj komune nuk është vetëm çështje e shëndetit publik, por edhe çështje e sigurisë nacionale dhe kërkon mobilizim të gjithëmbarshëm të të gjitha niveleve të qeverisjes.”
Krasniqi ka shkruar që edhe qeveria ka reaguar ngadalë. “Qeveria qendrore, e cila me shumë vonesë po e trajton situatën” – ka shkruar ai, duke thënë që qeveritarët duhet të jenë pranë qytetarëve të kësaj komune, raporton Kosova Post.
Ky është postimi i plotë i tij: