Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Junik, ku tha se kjo qytezë ende nuk ofron mundësitë e perspektivën e duhur për banorët e saj, veçanërisht për rininë përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se më 17 tetor, qytetarët e Junikut duhet të bëhen bashkë dhe për ta votuar PDK-në dhe kandidatin e kësaj partie për kryetar të Junikut, Fatos Shala.
“Me kandidatin tonë për kryetar të Komunës së Junikut, Fatos Shalën, dhe programin e tij, Partia Demokratike e Kosovës do të hapë një faqe të re në qeverisjen e kësaj komune, e cila ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe ndërmarrësisë.”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Juniku është në mesin e komunave më të reja në Kosovë, por kjo qytezë ende nuk ofron mundësitë e perspektivën e duhur për banorët e saj, veçanërisht për rininë.
Me kandidatin tonë për kryetar të Komunës së Junikut, Fatos Shalën, dhe programin e tij, Partia Demokratike e Kosovës do të hapë një faqe të re në qeverisjen e kësaj komune, e cila ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe ndërmarrësisë.
Andaj, më 17 tetor, qytetarët e Junikut duhet të bëhen bashkë dhe ta votojnë numrin 177, për vizionin zhvillimor dhe platformën e PDK-së, në krye me Fatos Shalën.
#PDK177