Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari për veprën penale “keqpërdorim të autorizimeve ekonomike”, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit, menaxheri i një kompanie private ka keqpërdorur pozitën e tij për përfitime materiale personale.
“Pas veprimeve hetimore është vërtetuar, se personi i dyshuar E.Q ( viti i lindjes 2000) m/k., me pozitë menaxher në një kompani private, në periudhën Janar-Mars 2024 kishte arritur që përmes fakturave dhe klientëve fiktiv, për vete të përfitoj një shumë të hollash në vlerë 35 mije euro, duke i shkaktuar dëm kompanisë ku ai mbante këtë pozite”, njofton policia.
I dyshuari me inicialet E.Q. është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës, ku pas intervistës, me aktvendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.