Për muslimanët dhe muslimanet në 13 prill filloi muaji i shenjtë i Ramazanit. Kancelarja Angela Merkel uron të gjithë besimtarët që në këtë gjendje të jashtëzakonshme të pandemisë së Kovid19, “të jetësojnë idealet e tyre të besimit dhe lidhjes mes njëri-tjetrit,” transmeton Kosova Post.
Në këtë kohë pandemie që e ka pushtuar gjithë botën, “ju uroj juve dhe familjeve tuaja qetësi, bekim dhe kohë të shëndetshme.”
Ja postimi i saj i plotë:
Merkel: “Të dashur myslimanë, ju përshëndes sinqerisht në fillim të muajit të Ramazanit. Ju uroj juve dhe familjes tuaj një kohë të bekuar, soditëse dhe të kënaqshme”.
Merkel shkrimin e saj, krahas gjermanishtes e ka shkruar edhe në arabisht dhe turqisht./KPost/.