Në ditën e tretë të pushtimit rus të Ukrainës, presidenti Recep Tayyip Erdogan bisedoi me Presidentin e Ukrainës Zelenskiy. Derisa të dy liderët diskutuan për situatën në rajon, Erdogan deklaroi se po bëjnë përpjekje për të shpallur një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur, transmeton KosovaPost.
Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, në bisedë u diskutua ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit. Gjatë bisedës, Presidenti Erdogan shprehu ngushëllimet e tij për qytetarët e Ukrainës që humbën jetën në sulmin rus dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.
Presidenti Erdogan deklaroi se po bëjnë përpjekje për të shpallur armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetëve dhe për të parandaluar dëme të mëtejshme në Ukrainë. Nuk kaloi shumë kohë dhe Zelenskiy iu përgjigj fjalëve të Erdoganit.
Zelenskiy, në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, tha: “Unë do të doja të falënderoja mikun tim Erdogan dhe mbështetjen e fortë të popullit turk. Ndalimi i anijeve ushtarake në Detin e Zi në grykën e Bosforit për anijet ruse është shumë i rëndësishëm për të treguar mbështetje ushtarake dhe humanitare. Populli ukrainas nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen e dhënë.” bëri deklarata.
Nga ana tjetër, u tha se Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Uzbekistanit Mirziyoyev, presidentin e Turkmenistanit Berdimuhammedov dhe presidentin e Azerbajxhanit Aliyev për të diskutuar për zhvillimet në rajon. Mësohet se liderët gjatë takimeve kanë uruar edhe ditëlindjen e Erdoganit./KosovaPost/