Bota demokratike është e bashkuar në masat kundër Rusisë, e cila po bën një luftë brutale kundër Ukrainës dhe Serbia do të duhet të vendosë nëse do të jetë pjesë e një bote të lirë apo një bote jodemokratike. Ky ishte pak a shumë mesazhi i senatorëve amerikanë drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Aty thuhet: Nëse dikush nuk e ka kuptuar ende se Serbia nuk do të jetë në gjendje të luajë (politikën e) mos-angazhimit, (politikë) e Titos, në planin afatgjatë, duhet ta kuptojë këtë pas bisedimeve midis senatorëve amerikanë nga Komisioni i Punëve të Jashtme Chris Murphy dhe Jean Sheikhin, dhe senatorit për Forcat e Armatosura Tom Tillis me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. I mbështjellë mezi në gjuhë diplomatike, mesazhi ishte i qartë: Serbia ose do të jetë në anën e botës demokratike ose kundër saj. Ose është me ne ose është kundër nesh. Mesazhi nuk duhet t’i dërgohet vetëm Rusisë, por në mënyrë parandaluese çdo vendi që del me një agresion të ngjashëm kundër një vendi (tjetër.)
Të tre senatorët theksuan se të gjitha demokracitë “së bashku” duhet të luftojnë kundër Rusisë jodemokratike, e cila po kryen agresion brutal në Ukrainë dhe po vret mijëra gra dhe fëmijë; se aleatët e bashkuar perëndimorë duhet të luftojnë kundër aktiviteteve vrasëse të Rusisë; u tha se kjo është një pikë kthese historike dhe se është një rrezik nëse nuk i dërgojmë një mesazh “unik” Rusisë dhe nuk i kërkojmë llogari.
Gjithashtu u tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me Serbinë në javët dhe muajt e ardhshëm për të dërguar një mesazh “së bashku”.
Dhe më tej: nëse Serbia synon të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, dhe Aleksandar Vuçiç u tha atyre që ta shohin të ardhmen e Serbisë në BE, atëherë nuk është në interesin e saj që ta lidhë sigurinë e saj me Kinën (ose Rusinë) dhe pastaj duhet të harmonizojë politikën e saj të jashtme me politikën e jashtme të BE-së.
Sa i përket vendosjes së sanksioneve nga Serbia ndaj Rusisë: do të vazhdojë bisedimet me Vuçiçin për këtë.
Se sa e pakëndshme duhet të ketë qenë biseda dëshmon fakti që Vuçiç dhe senatorët nuk mbajtën as një konferencë të përbashkët për shtyp, gjë që është e pazakontë në rrethana të tilla. Senatorët amerikanë iu drejtuan shtypit në ambasadën e SHBA në Beograd. Vuçiç nuk iu drejtua publikut që populli të kuptojë se për çfarë po flitet, gjë që është edhe më e pazakontë.
Duke gjykuar nga ato që thanë anëtarët e këtij delegacioni amerikan dypalësh, Serbia nuk ka më hapësirë për manovra dhe nuk ka shumë kohë për të vendosur nëse do të vazhdojë rrugën drejt Brukselit dhe Uashingtonit, apo rrugën drejt Moskës dhe Pekinit. /abcnews.al/