Kryeparlamentari i Turqisë Mustafa Şentop, vizitoi qytetin e Shkodrës në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, përcjell Kosova Post.
Ai gjatë vizitës së tij ka falur namazin e xhumasë në qytetin e Shkodrës në xhaminë e Fushë Çelës ‘Ebu Bekir’, ku është pritur nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari.