Messi nderohet nga presidenti Biden, por mungon në ceremoni

Sulmuesi i Inter Miami, Lionel Messi, është nderuar me “Medaljen Presidenciale të Lirisë” në një ceremoni të mbajtur të shtunën në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Joe Biden. 

Futbollisti argjentinas ka qenë mes nëntëmbëdhjetë personave të nderuar, që, sipas Shtëpisë së Bardhë, “kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për prosperitetin, vlerat, sigurinë e Shteteve të Bashkuara, paqen botërore apo përpjekje të tjera të rëndësishme shoqërore, publike ose private”.

“Këta nëntëmbëdhjetë individë janë liderë të mëdhenj që e kanë bërë Amerikën dhe botën një vend më të mirë”, ka thënë Shtëpia e Bardhë në një deklaratë. “Ata janë liderë të mëdhenj sepse janë njerëz të mirë që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vendin dhe botën”.

Ndërkohë, sipas mediave ndërkombëtare, ylli i futbollit botëror ka munguar në ceremoni për ta pranuar vlerësimin.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika