Meta për mosdekretimin e Cakajt: Territorin e Kosovës do ta mbrojë deri në sekondën e fundit

Meta për mosdekretimin e Cakajt: Territorin e Kosovës do ta mbrojë deri në sekondën e fundit

Pas mos dekretimit të Gent Cakaj si ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Presidenti Ilir Meta, ka shkruar në Twitter, transmeton KosovaPost.

Pavarësinë dhe territorin e Kosovës do ta mbrojë deri në sekondën fundit si president i Shqipërisë, ka shkruar Ilir Meta në Twitter.

Mosdekretimi i kosovarit Gent Cakaj si ministër i Jashtëm i Shqipërisë nga Meta ka nxitur reagime të shumta.

Derisa kryeministri Edi Rama i kërkoi falje Kosovës për veprimin e presidentit shqiptar, ishte ish-kryenegociatorja e bisedimeve Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ajo e cila e vlerësoi mbrojtjen e territorit nga Meta.  

“Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë @CIJ_ICJ janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim”.