Në kuadër të procesit të digjitalizimit të shërbimeve, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka filluar shpërndarjen e tabletëve për punonjësit e Qendrave për Punë Sociale në Rajonin e Prishtinës.
Në njoftimin për media, thuhet se shpërndarja e tabletëve ka për qëllim garantimin e efikasitetit të zbatimit të projektit të pilotimit të asistencës sociale.
“Në takim ishin të pranishëm më shumë se 50 punonjës të QPS-ve ku u informuan më në detaje lidhur me zbatimin e projektit të pilotimit të asistencës sociale”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se shpërndarja e tabletëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me punonjësit e QPS-ve në rajonet tjera të Kosovës.