Udhëheqësi anti-juntës, Win Khaing Than, Nënkryetar i Komitetit Përfaqësues të Asamblesë Kombëtare (CRPH), i cili u krijua në Mianmar nga deputetët anti-grusht shteti për të rikthyer qeverinë civile, njoftoi se duke negociuar me grupet etnike, ata do të krijonin një qeveri të bazuar në sistemin federal sa më shpejt që është e mundur, transmeton Kosova Post.
Duke folur me rastin e Ditës së Rezistencës Kombëtare, kur Myanmar filloi t’i rezistojë pushtimit të Japonisë në 1945, Nënkryetari i CRPH Than deklaroi se ata po vazhdojnë negociatat me grupet dhe partitë e armatosura etnike anti-grusht shteti për të formuar një qeveri të bazuar në Zgjedhjet e 9 nëntorit 2020.
“Është koha për të formuar një ushtri federale dhe një qeveri të përkohshme civile duke u takuar me vëllezërit tanë nga grupet etnike për të mbrojtur njerëzit tanë nga junta-ushtarake,” tha Than.
CRPH, e cila u krijua në 5 Shkurt pas grushtit të shtetit ushtarak, synon të rikthejë qeverinë e zgjedhur duke mos njohur juntën.
Sipas ligjeve të zgjedhjeve në Mianmar, një qeveri e re duhet të formohet brenda 4 muajsh pas zgjedhjeve të përgjithshme. Prandaj, CRP dëshiron të eleminojë administratën ushtarake duke krijuar një qeveri civile deri më 31 mars./KosovaPost/.