‘Mijëra njerëz çdo javë kalojnë Detin e Kuq për në Jemen’

‘Mijëra njerëz çdo javë kalojnë Detin e Kuq për në Jemen’

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka bërë të ditur se çdo javë rreth pesë mijë njerëz nga Afrika Lindore kalojnë në mënyrë të rrezikshme përmes Detit të Kuq në Jemen.

Deklarata erdhi gjatë fillimit të Fushatës së Kalimeve të Rrezikshme, fushatë e cila është një përpjekje për bashkëpunim nga UNHCR-ja dhe disa këngëtarësh të njohur të Afrikës Lindore për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve që jetojnë në Bririn e Afrikës mbi rreziqet gjatë përpjekjes për të kaluar Detin e Zi.

Duke folur në konferencën e organizuar në lidhje me nisjen e fushatës, zëvendës përfaqësuesi i UNHCR-së në Etiopi, Matthew Crentsil, tha se shumica e atyre që u përpoqën të bënin kalimin detar të Detit të Kuq për në Jemen nuk ishin të vetëdijshëm për rreziqet me udhëtimin e tyre.

Crentsil tha se fushata kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të njerëzve, veçanërisht në Kenia, Etiopi, Somali dhe Xhibuti, raporton aa.

“Kjo është një metodë inovative e rritjes së ndërgjegjësimit, duke kombinuar apelin e muzikës së kryer nga artistë të njohur me deklarata të njerëzve të zakonshëm që u kanë mbijetuar përvojave të tmerrshme gjatë udhëtimit”, tha Crentsil.

Yeshi Demelash është njëra nga këngëtaret e përfshira në fushatë, e cila theksoi se artistët kanë një detyrë për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve për këtë çështje, e cila sipas saj, është mjaft kritike.

“Ka patur fjalë të fuqishme deri tani për të paralajmëruar njerëzit për rreziqet që lidhen me migracionin. Por, muzika ka një apel të veçantë, një magnet të fortë për të arritur tek njerëzit me mesazhet”, tha Demelash.

Sipas koordinatorit të fushatës në fjalë, Mans Nyberg, fushata është financuar nga finacues të shumtë, përfshirë ato nga vendet evropiane.

Megjithëse vetë Etiopia strehon rreth 900 mijë emigrantë, sipas Agjencisë për Refugjatët dhe Çështjet e të Rinjve (ARRA), ajo poashtu është një nga vendet më të mëdha të “prodhimit” të emigrantëve. /KosovaPost/.