Matteo Salvini, pjesë e partisë së djathtë ekstreme në Itali ‘Lega Nord’, njëherit edhe i deklaruar si mbështetës i pushtetit të Beogradit, mund të jetë udhëheqësi i radhës i ekzekutivit italian. Të paktën, kështu po thonë sondazhet që po zhvillohen në Itali.
Kryeministri italian Giuseppe Conte ka paralajmëruar të japë dorëheqjen të martën, tha zyra e tij, vendim ky që zgjeron kaosin politik dhe rrezikon të komplikojë reagimin ndaj koronavirusit.
Zyra e Conte tha në një deklaratë të hënën në mbrëmje se ai do të informojë ministrat e tij se po largohet dhe më pas do të takohet me presidentin e vendit, Sergio Mattarella, për t’ia konfirmuar dorëheqjen e tij.
Conte shpreson që t’i jepet një mandat nga presidenti për të formuar një qeveri më të fortë pasi humbi shumicën e tij në Senat.
Matteo Salvini, një nga kundërshtarët më të zëshëm politik i Contes, bashkë me subjektin politik të tijin ‘Lega Nord’, si dhe dy partitë e tjera nacionaliste FDI dhe FI, kanë akumuluar 49% të votave në sondazhin e realizuar nga mediumi italian ‘Affaritaliani’.
Matteo Salvini, një nga kundërshtarët më të zëshëm politik i Contes, bashkë me subjektin politik të tijin ‘Lega Nord’, si dhe dy partitë e tjera nacionaliste FDI dhe FI, kanë akumuluar 49% të votave në sondazhin e realizuar nga mediumi italian ‘Affaritaliani’.ge