Minatorët me përkujdesje të shtuar mjekësore

Tash e tutje minatorët e Trepçës do të kenë përkujdesje të shtuar mjekësore që do të mund të realizohen në kudër të institucioneve dytësore dhe tretësore që janë në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Këtë të drejtë do ta gëzojnë edhe punëtorët e minierave të tjera që menaxhohen nga ky institucion. Përveç kësaj, punëtorët do t’iu nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore dhe psikologjike nga ekspertët e SHSKUK-së.

Ky bashkëpunim u zyrtarizua me nënshkrimet e vendosura nga drejtuesit e SHSKUK-së e “Trepçës”.

Në emër të drejtorit Elvir Azizi, marrëveshjen e zyrtarizoi, Dr. Ardian Shefkiu, që është ushtrues i detyrës së drejtorit mjekësor, ndërsa në emër të “Trepçës” nënshkrimin në zyrtarizim e vuri  kryeshefi ekzekutiv, Faton Ahmeti.

Marrëveshja ka afat 3 vjeçar me mundësi rishikimi ndërmjet të dyja palëve.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika