Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vozisin me kujdes veturat si dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.
Aliu ka publikuar një video në Facebook, ku në mesazh thuhet “ Ndal shpejtësinë, jo jetën e të tjerëve dhe tënden!”.
“Ju bëj thirrje që të drejtoni me kujdes makinat dhe të respektoni rregullat e komunikacionit! Si shoferë, ne mbajmë përgjegjësinë për jetën tonë dhe jetën e të tjerëve. Shpejtësia shkakton aksidente të rënda, prandaj duke drejtuar me kujdes dhe duke respektuar rregullat, rrugët tona bëhen më të sigurta për të gjithë”, ka shkruar Aliu./teve1.info/