Liburn Aliu, Ministër i Infrastrukturës, në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, në të cilin kabineti qeveritar ia miratuan kërkesën për ndërtimin e autostradës Prizren-Tetovë, i ka dhënë disa detaje interesante për opinionin publik, transmeton Kosova Post.
Sipas tij varianti më i mirë i mundshëm është nëse ndërtohet një tunel i cili do të jetë mbi 6 kilometra i gjatë:
“Është një rrugë e rëndësishme pavarësisht vështirësisë sepse është në pjesë të Malit Sharr. Nëse ma pak se 1 vit si një propozim fushate tashmë kemi mbërri në faza shumë konkrete dhe kjo më bën mua të lumtur dhe i falënderoj ministrat që e votuan këtë propozim 6.4 kilometra tunel dhe është në fshatin Manstricë dhe në anën tjetër Brozoc të Maqedonisë. Më i afërt është varianti me tunelin”.
Kompania që do ta realizojë projektin është e njëjtë me atë që do ta përfundojë pjesën e autostradës që shtrihet edhe në Maqedoninë e Veriut.
Ministri Aliu po ashtu vuri në dukje se ky projekt do të realizohet me komisione të përbashkëta “mbase do të kemi edhe kompaninë e njëjtë që do të bëj dizajnimin”, përfundoi ai./KosovaPost/