Ministri gjerman i Shëndetësisë, Spahn ka kritikuar Kishën katolike romake për refuzimin e saj për të bekuar martesat e të njëjtës gjini, por shton se besimi i tij fetar mbetet i fortë, transmeton Kosova Post.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka kritikuar Kishën Katolike Romake për refuzimin e saj për të bekuar martesat e të njëjtës gjini, por thotë se besimi i tij fetar mbetet i fortë, shkruan AA.
Ministri Spahn, 40 vjeç, u martua me Daniel Funke, gjithashtu 40 vjeç, në vitin 2017. Spahn marrëdhëniet e tij me kishën i përshkroi si të vështira ndonjëherë, raportoi sot agjencia gjermane e lajmeve DPA.
“Besimi im është ngulitur thellë brenda meje”, citoi DPA të ketë thënë Spahn për revistën gjermane “Bunte”. Ai shtoi se si homoseksual ishte në dijeni të “gabimeve të shumta që ka bërë kisha në historinë e saj të gjatë”.
“Ka priftërinj që bekojnë derrat dhe motoçikletat”, tha Spahn. “Por, dy njerëz që e duan njëri-tjetrin dhe janë besimtarë që dëshirojnë bekimin për premtimin e tyre se do të jenë për njëri-tjetrin gjatë gjithë jetës, po refuzohen nga kisha”, tha ai.
Në mars, Zyra ortodokse e Vatikanit, Kongregacioni për Doktrinën e Besimit, lëshoi një dokument ku thuhej se kleri katolik nuk mund të bekojë martesat e të njëjtës gjini, sepse Zoti “nuk mund të bekojë mëkatin”.
Dy muaj më vonë, krahu i fuqishëm përparimtar i Kishës Katolike të Gjermanisë sfidoi hapur dekretin e Selisë së Shenjtë duke ofruar bekime të tilla në shërbesat në rreth 100 kisha të ndryshme në të gjithë vendin.