Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Sprūds sot do të vizitojë Kosovën. Ai do të pritet nga homologu i tij, ministri Ejup Maqedonci.
Ministrja e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ministri letonez do të vijë në Kosovës në orën 14:00.
“Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 14:00”, njofton Ministria e Mbrojtjes.