Pas vizitës frytdhënëse në ShBA, Ministri i Mbrojtjes, njëkohësisht kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjës Vetëvendosje, në zgjedhet e 9 shkurtit, Ejup Maqedonci, i ka vijuar aktivitetet e tij në Rahovec, përcjell KosovaPost.
Siç ka njoftuar vetë ministri, me qytetarët rahovecianë ka diskutuar për punët e qeverisë aktuale dhe angazhimet e qeverisë Kurti 3.
Postimi i plotë:
Mes aktivistësh të palodhshëm të Rahovecit bashkëbiseduam mbi të arriturat e Qeverisë Kurti 2 si dhe punët që na presin gjatë mandatit Kurti 3.
Vazhdon mobilizimi cep më cep Kosovës për 500K❤️ që do të votojnë më 9 shkurt.
Vota për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është votë e zemrës. Është votë për shtet zhvillimor e të së drejtës!
#118
#Uki17