Ministri i mbrojtjes në qeverinë e Kosovës, njëherësh kandidatj për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Ejup Maqedonci, i shoqëruar edhe nga ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë mbajtuar takim me komunitetin sportiv, transmeton Kosova Post.
‘Sporti ka rëndësi vitale për jetën, e sportistët janë një nga hallkat më të rëndësishme të shoqërisë sonë’- ka shkruar Maqedonci në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Ky është postimi i plotë i minsitrit
Sot, së bashku me kyreministrin Kurti, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, si dhe kandidatët për deputetë, takuam komunitetin sportiv për të diskutuar për zhvillimin e sportit në vendin tonë.
Ushtria e sporti, veçanërisht disiplinat luftarake janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën, dhe gjatë Qeverisë Kurti 2 është investuar dukshëm në përmirësimin e infrastrukturës sportive si dhe janë rritur subvencionet për të mbështetur zhvillimin e veprimtarive të tyre.
Investimi do të vazhdoj edhe gjatë Qeverisë Kurti 3, sepse Kosova përveçse shtet i xhudos, është dhe vend i shumë talentëve sportiv.
Bashkë për sportistët!
#QeveriaKurti3