Ministri Maqedonci ka shpërndarë fotografi nga tubimi elektoral i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Gjilanit, ku sipas Maqedoncit në Qeverinë Kurti 3 do të vazhdohet shërbimi me punë të mira ndaj qytetarëve të kësaj komune.
“Kryeqendra e Anamoravës, Gjilani, është vendlindja e shumë atdhetarëve të njohur të periudhave të ndryshme historike, e tani ky regjion është pjesë thelbësore e vazhdimit të punëve të mira në shërbim të vendit me #Kurti3. Në tubimin qëndror atje, vërehej qartë rrugëtimi ynë i përbashkët me #500K
#LVV118 #Uki17”, ka bërë të ditur ministri Maqedonci në një postim në facebook.