Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në seancën e Kuvendit, ku po shqyrtohet Projektligji për pagën minimale tha se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, krijon qartësi juridike dhe parasheh eliminimin e çfarëdo dykuptimësie për rritjen e pagës minimale.
Ai ka kërkuar, ka kërkuar miratimin e projektligjit meqë siç tha ai i hap rrugë rritjes së pagës minimale.
Tutje ka shtuar Murati se përmes këtij projektligji do të lirohen nga tatimi niveli i pagës minimale nën 250 euro.
“Projektligji ka qëllim fillimisht të krijojë qartësi juridike sa i përket shumës së beneficioneve, apo kompensimeve të cilat ndërlidhen me pagën minimale. Parasheh eliminimin e çfarëdo ambiguiteti apo dy kuptimësitë në mënyrë që të kemi siguri juridike që të lëvizin me pagën minimale”, tha Murati.
Tutje ai ka paraqitur edhe detaje të tjera të ligjit në fjalë, ndërsa ka vu në theks se projektligji parasheh edhe lirimin nga tatimi për pjesën e pagës minimale deri në nivelin e 250 euro parashihet që të rritet pragu tatimor me zero përqind, pra që nuk tatohet, sikur me këtë ndryshohet edhe procedura.
Tutje Murati bëri thirrje për votimin e projektligjit, duke thënë se ‘marrë parasysh edhe gjendjen e vështirësuar ekonomike të qytetarëve edhe çmimet e rritura është e udhës që të votohet dhe ecet para me këtë projektligj që të hapet rruga për rritjen e pagës minimale”.