Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka nënshkruar sot pesë dokumente të rëndësishme të cilat janë proceduar për në Qeverinë e Kosovës, kështu ka bërë të ditur edhe vetë ministri në rrjetin social Facebook, shkruan KosovaPost.
Ndër to është edhe strategjia për Bujqësi e Zhvillim Rural për vitet 2021-2027.
Vlen të theksohet se në Qeveri janë procedurat edhe Projekt Ligji për Pyjet dhe për Tokën Bujqësore.
Statusi i plotë i ministrit Peci:
Mirëmëngjesi,
Proceduam për Qeveri:
Strategjinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021 – 2027
Strategjinë për Pylltari 2021 – 2030
Projekt-Ligjin për Pyjet
Projekt-Ligjin për Tokën Bujqësore
Koncept Dokumentin për Verërat