Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se çka përfshinë Programi për Pagesa Direkte-Subvencione 2024, përcjrll KosovaPost.
“Programi per Pagesa Direkte – Subvencione 2024 përfshinë edhe:
Rritjen e përkrahjes për sasinë e dorëzuar/shitur të frutave të mjedrës në 0.20 €/kg.
Subvencionimin e pemishteve ekzistuese me 504 €/ha.
Bimët mjeksore dhe aromatike, si dhe bimët mjaltëdhënëse të cilat do të subvencionohen me 504 euro për hektarë.
Rritjen e përkrahjes për sipërfaqet e çertifikuara në 304 €/ ha për Bujqësi Organike.
Rritje për vreshtarët në 1104 euro për hektar ndërsa me 0,08 cent/litër do të subvencionohet vera e prodhuar.”, ka shkruar Peci në Facebook.
“Për bukën e sofrës”, përfundoi ai.