Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, i cili ishte i shoqëruar nga atasheu policor Silvio Esposito, me të cilin diskutuan mbi ecurinë e bashkëpunimit policor dhe për mundësitë e avancimit të këtij bashkëpunimi.
Ministri Sveçla dhe ambasadori De Riu biseduan për angazhimet aktuale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, situatën e sigurisë si dhe fuqizimin e bashkëpunimit bilateral, i cili do të konkretizohet në vizitën e ministrit Sveçla në Itali që do të ketë në ditët në vijim.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj mbeten pjesë bashkëpunuese dhe pro aktive me autoritetet italiane dhe është gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve në zbatim të mandatit të saj.