Në një postim në X, Andrii Sybiha thotë se “ky është ndryshimi”.
“Ukraina i tha ‘po’ propozimit të SHBA-së për armëpushim. Sepse Ukraina dëshiron paqen. Putin, në vend që të thotë ‘po’, shtron kushte të ndryshme”. “Ukraina kërkon t’i japë fund luftës. Putin kërkon të vazhdojë luftën. Pjesa tjetër e fjalëve të tij janë vetëm një perde tymi”, u shpreh ministri.
Siç është raportuar, Putin ka thënë se është dakord me idenë e një armëpushimi, por se “pyetjet” mbeten në lidhje me armëpushimin.rtk.