Kryeministri Albin Kurti në konferencën për shtyp, pas mbledhjes së qeverisë tha se vendimin e ri anti-Covid-19, e kanë votuar në mënyrë unanime të gjithë ministrat, shkruan Kosova Post.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ndërkaq, e arsyetoi vendimin:
“Javën që lam pas mirëpritëm kontigjentin e parë të vaksinave në Kosovë, nga dita e parë si Qeveri e re kemi intensifikuar punën për sigurimin e sa më të shpejtë e në numër më të madh të vaksinave për qytetarët. Brenda një kohe të shkurtër do të arrijmë të marrim konfirmime për sigurimin e vaksinave të reja”
Po ashtu Vitia shtoi se:
“Jemi në gjendje të rëndë prandaj edhe masat që duhet t’i ndërmarrim duhet të jenë në përputhje me këtë gjendje të rënduar…Ajo që ka rënduar situatën është prezenca e varainateve të reja me COVID-19, sidomos ai britanik. Varinati i ri britanik është më shpërndarës, është më agresiv dhe i prek moshat e reja…Gjendja në spitale është shumë e rëndë…Brenda pak ditësh numri i të shtrireve në spitalet tona do të kalojë numrin 1 mijë”.
“Ne kemi pasur edhe shumë takime e konsultime por mbi të gjitha masat në vijim janë bazuar në shkencë dhe fakte”, përfundoi ai, duke e justifikuar vendimin e ri, si imanent për kontekstin e krijuar pas përhapjes së madhe të infektimit./KosovaPost/