Ministria e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, ka paralajmëruar se luftimet në Ukrainë pritet që tri javët e ardhshme të jenë më të përqendruara në rajon.
“Luftimet në Ukrainën Lindore do të intensifikohen gjatë dy tre javëve të ardhshme pasi Rusia vazhdon të ripërqendrojë forcat e saj.
Sulmet ruse mbeten të përqendruara në Donetsk dhe Luhansk duke vijuar më tej në Kherson dhe Mykolaiv, forcat ruse vazhdojnë të tërhiqen nga Bjellorusia në mënyrë që të rivendosen në mbështetje të operacioneve në Ukrainën Lindore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë britanike.