Shpejtësia e avancimit të pushtimit rus në Ukrainë është ngadalësuar përkohësisht “me gjasë për shkak të vështirësive akute logjistike dhe rezistencës së fortë ukrainase”, sipas Ministrisë Britanike të Mbrojtjes.
Në përditësimin e fundit të inteligjencës britanike për Ukrainën, ministria thotë se kapja e kryeqytetit ukrainas të Kievit “mbetet objektivi kryesor ushtarak i Rusisë”.
“Forcat ruse po anashkalojnë qendrat kryesore të popullsisë ukrainase, mirëpo po i lënë forcat për t’i rrethuar dhe izoluar ato”, thuhej në përditësim, raporton CNN.
“Përleshjet e armatosura gjatë natës në Kiev ka të ngjarë të kenë përfshirë një numër të kufizuar grupesh sabotazhi rusë të para-pozicionuar”, tha ministria.