Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se deri më tani192 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.
Manastirliu shkruan në Facebook se në mbarë Shqipërinë janë kryer 638,338 vaksinimeve.
“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19”, shkruan Manastirliu.