Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar dhe e ka quajtur të pavërtetë e absurd raportimin e portalit të Baton Haxhiut, ku thuhej se ajo ka kërkuar nga Gjermania largimin e ambasadorit gjerman, Jorn Rohde.
![](https://rrugapress.al/wp-content/uploads/2024/02/albania-post-gervalla-1-593x1024-1.webp)
Çitaku e Buzhala duke marrë për referencë portalin e Baton Haxhiut, sulmuan e ironizuan me ministren Gërvalla.
![](https://rrugapress.al/wp-content/uploads/2024/02/berat-buzhala-gervalla-1-779x1024-1.webp)
![](https://rrugapress.al/wp-content/uploads/2024/02/vlora-citaku-gervalla-1-925x1024-1.webp)
Mirëpo gjithë këto i ka përgënjeshtruar vetë ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se këto raportime janë vazhdë e fushatave dhe sulmeve ndaj saj dhe institucionit që ajo e drejton, duke i quajtur sa të pavërteta, aq edhe absurde.
Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se këto raportime janë vazhdë e fushatave dhe sulmeve ndaj saj dhe institucionit që ajo e drejton, duke i quajtur sa të pavërteta, aq edhe absurde.
“Pretendimi që kinse paskam kërkuar largimin e ambasadorit gjerman Rohde është sa i pavërtetë, aq edhe absurd. Është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj. Nuk duhet të befasohemi kur të lexojmë që kam kërkuar edhe shkarkimin e Kancelarit Scholz dhe Ministres së Jashtme Baerbock. Marrëzia nuk paska fund!”, ka shkruar në reagimin e saj ministrja Gërvalla.