Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar në 22-vjetorin e masakrës së 3-4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovicës, ku u vranë 10 qytetarë civilë të pafajshëm, në mesin e tyre fëmijë, gra e pleq, përcjell KosovaPost.
Ajo ka thënë se në natën e 4 shkurtit, 1600 familje e 12 mijë shqiptarë u dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre me qëllim të spastrimit etnik.
“Kjo masakër është dëshmi e asaj se krimet kundër shqiptarëve vazhduan edhe pas përfundimit të luftës. Dy dekada pas luftës, drejtësia për viktimat e kësaj masakre ende mungon përderisa familjet e dëbuara ende nuk kanë arritur të kthehen në shtëpitë e tyre. Ne bashkëndjejmë me dhimbjen e të gjitha familjeve të viktimave të cilat ende nuk kanë arritur të marrin drejtësinë e merituar, përderisa mbetemi të përkushtuar në sjelljen e drejtësisë për ta”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot bëhen 22 vite nga masakra e kryer me 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, ku u vranë 10 qytetarë civil të pafajshëm, në mesin e tyre fëmijë, gra e pleq.
Po ashtu, kujtojmë se në natën e 4 shkurtit, 1600 familje e 12 mijë shqiptarë u dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre me qëllim të spastrimit etnik. Kjo masakër është dëshmi e asaj se krimet kundër shqiptarëve vazhduan edhe pas përfundimit të luftës.
Dy dekada pas luftës, drejtësia për viktimat e kësaj masakre ende mungon përderisa familjet e dëbuara ende nuk kanë arritur të kthehen në shtëpitë e tyre.
Ne bashkëndjejmë me dhimbjen e të gjitha familjeve të viktimave të cilat ende nuk kanë arritur të marrin drejtësinë e merituar, përderisa mbetemi të përkushtuar në sjelljen e drejtësisë për ta.