Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është deklaruar se vetëm 41% e personelit korrektues dhe pak më shumë se 50% e të burgosurve janë vaksinuar me dozën e parë kundër virusit COVID 19, raporton Kosova Post.
Haxhiu ka kërkuar nga personeli korrektues në SHKK dhe të burgosurit që të vaksinohen kundër COVID-19,
“Deri në këtë moment, vetëm 41% e personelit korrektues dhe pak më shumë se 50% e të burgosurve janë vaksinuar me dozën e parë kundër virusit COVID 19.
Për shkak të rritjes së vazhdueshme të rasteve të të infektuarve si pasojë valës së re të COVID-19, e njohur si varianti Delta dhe duke ditur ndjeshmërinë dhe mundësinë e përhapjes së virusit përbrenda institucioneve korrektuese, ftoj të gjithë personelin korrektues në SHKK sikurse edhe të burgosurit, që të vaksinohen me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit i cili ka marrë jetë njerëzish dhe shumë të tjerë kanë luftuar për jetën.
Shëndeti individual i secilit është garantues për shëndetin publik të të gjithëve. Le të kontribuojmë bashkërisht, për një shoqëri të shëndetshme!”